TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kylian Mbape dhe Erling Haland cilësohen si dy nga sulmuesit që do të dominojnë skenën e futbollit në vitet e ardhshme, duke qenë pasuesit e dyshes Lionel Mesi-Kristiano Ronaldo.
Goleadori i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski ka komentuar këtë çështje për "France Football", duke shprehur mendimin e tij rreth sulmuesve të Borusia Dortmund dhe PSG-së.
“Mbape dhe Haland kanë aftësi dhe talent, por ku i dihet nëse në 2-3 vitet e ardhshme do të dalin sulmues të tjerë të rinj që mund të mbërrijnë në nivelin e kësaj dysheje.
Mbape-Haaland si Mesi-Ronaldo? Sinqerisht që nuk arrij ta imagjinoj se ata do të dominojnë futbollin ndërkombëtar siç kanë bërë Mesi dhe Ronaldo në 12 vitet e fundit.
Të dy kanë fituar të gjithë titujt që mund të fitoheshin dhe kanë hyrë në librat e historisë. Mendoj se në dhjetë vitet e ardhshme do të ketë më shumë lojtarë që konkurrojnë për të qenë më të mirët në botë”, deklaroi polaku.