TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij teksa me fanellën e Sauthemptonit ka shkëlqyer me paraqitjet dhe golat e tij.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në momentin fantastik në karrierën e tij teksa në Premier Ligë numëron 20 ndeshje ku ka arritur të tundë rrjetën gjashtë herë.
Paraqitjet e tij me “shenjtorët” kanë tërhequr vëmendjen e gjithë skuadrave angleze teksa së fundmi përveç Çelsit që zotëron kartonin e tij, janë interesuar Uest Hemi, Njukasëlli dhe Arsenali me admirues spanjollin Mikel Arteta.
Në rrjet po qarkullon një video që është bërë virale me golat dhe cilësitë e 20-vjeçarit ku ka lënë të impresionuar të gjithë në ishull.