SPORT, 16 Shkurt 2022, 10:00

Natë magjike, Mbappe dëshpëron Perez, Messi hije e emrit të tij, nuk do ta besoni me çfarë note u vlerësua

Natë magjike, Mbappe dëshpëron Perez, Messi hije e emrit të

Në “Parkun e Princave”, në super sfidën mes yjeve, ai që bëri diferencën ishte njeri më i komentuar në botën e futbollit, lojtari që aq shumë përflitet në tregun e transferimeve, Kylian Mbappe.

Për ironi të fatit, “gjeli” më i famshëm, dhuron show pikërisht përballë atyre që shihen shokët e tij të ardhshëm, kundër ekipit që po bën gjithçka për të siguruar shërbimet e tij, Real Madrid.

Sulmuesi francez ishte thjesht i papërmbajtshëm me topin në këmbë, praktikisht bëri gjithçka vetë, dribloi këdo që i doli përpara, shërbeu shokët e skuadrës në çdo formë, fitoi një 11-metërsh, dhe në fund shënoi po vetë duke i dhuruar PSG një fitore minimale në aktin e parë të kësaj super sfide.

PSG kishte diçka më shumë se Real Madrid në këtë sfidë, kjo u pa qartë që në fillim, kishin kontrollin e topin, zhvilluan presing por për fatin e mirë të Real Madrid, Courtois ishte në super formë, ndërsa Di Maria me shokë gabuan në disa raste flagrante. Ekipi i Ancelottit gjeti për herë të parë kuadratin në minutën e 45-të me Casemiro.

Historia nuk ndryshoi shumë as në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, Mbappe shtrihet në zonë nga Carvajal, asnjë protestë, por nga pika e bardhë e penalltisë, Messi gjuan shumë keq, me Courtois që bën heroin duke i kuptuar krahun “pleshtit”.

Me shpresën për të ndryshuar fatet e këtij takimi, Ancelotti bëri shumë ndryshime në formacion, por atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 94-të, Mbappe me në aksion personal, dribloi këdo që i doli përpara duke realizuar një super gol që i jep PSG një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Në përfundim të sfidës, Mbappe ishte lojtari më i vlerësuar, nota 8, ndërsa me notën më të ulët, 5, u vlerësua Leo Messi. Paraqitja e tij në këtë përballje është treguesi më i qartë i të gjithë sezonit të tij në Paris, thjesht hija e emrit të madh që përfaqëson.