TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Falë yllit portugez Kristiano Ronaldo, Al Nassr është bërë klubi i katërt në botë me më shumë ndërveprime në rrjetet sociale. Para tyre qëndrojnë vetë tre prej gjiganteve evropiane si Reali i Madridit, PSG dhe Barcelona.
Sipas të dhënave të mbledhura nga DeporFinanzas, klubi arab gjeneroi 150 milionë ndërveprime në rrjetet kryesore sociale gjatë muajit janar, shifra që e vendosin në podium: Reali i Madridit (209 milionë), Paris Saint-Germain (207 milionë) dhe Barcelona (203 milionë).
Këto janë shifrat në rrjetet kryesore sociale: në Twitter, Al Nassr kishte 12.5 milionë ndërveprime, duke e vendosur atë në “top-3” mes të gjitha klubeve në botë, pas Barcelonës dhe Gallatasarait, në Instagram u ngjit në vendin e pestë; dhe në TikTok pati një ndikim prej 166 milionë shikimesh.