SPORT, 19 Mars 2022, 21:07

Bundesliga/ Bajerni rikthehet te fitoret, i pamëshirshëm ndaj Unionin e Berlinit

Bundesliga/ Bajerni rikthehet te fitoret, i pamëshirshëm ndaj Unionin

Bajerni rikthehet te fitoret, pas dy barazimeve rresht që mori në kampionat, duke mundur me rezultatin e thellë 4-0 Unionin e Berlinit.

Sfida filloi menjëherë mirë për bavarezët të cilët zhbllokuan takimin që në minutën e 16-të me Koman. Më pas shënuan dhe Nianzou (25') dhe Levandovski (45’, 47’), me këtë të fundit që shkoi në kuotën e 31 golave në kampionat, pas dy të fundit që shënoi në këtë takim.

Bajerni kështu vazhdon të kryesojë Bundesligën, shtatë pikë para Dortmundit të vendit të dytë, por që është me një ndeshje më pak.

Bundesliga/ Bajerni rikthehet te fitoret, i pamëshirshëm ndaj Unionin