SPORT, 30 Tetor 2023, 12:19

Nga Gjermania në Turqi e Kroaci, ja pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Nga Gjermania në Turqi e Kroaci, ja pesë legjionarët më

Fundjava që lamë pas ishte pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë që luajnë në Europë.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët më të vlerësuar të kësaj fundjave.

Vendin e parë e mban mesfushori shqiptar që luan në Gjermani, Jason Çeka, i cili u vlerësua me notën 7.7 edhe pse skuadra e tij Magdeburg u mund në kampionat.

Pas tij vjen Rei Manaj, i cili gjeti golin me Sivasporin në Turqi, duke u vlerësuar me notën 7.6.

Dejvi Bregu, Indrit Tuci dhe Lindon Selahi ndajnë së bashku vendin e tretë, të katërt dhe të pestë, duke u vlerësuar të tre me notën 7.5.

Nga Gjermania në Turqi e Kroaci, ja pesë legjionarët më