SPORT, 31 Mars 2026, 21:14

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Ukrainasit tundin rrjetën, goli anulohet për pozicion të parregullt

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Ukrainasit tundin rrjetën, goli

Ndeshja mes përfaqësueses së Ukrainës dhe Shqipërisë ka nisur në stadiumin e Valencias, me një atmosferë tensionuese dhe raste të para në minutat e para.

Në minutën e 17-të, Yaremchuk tund rrjetën për Ukrainën, por goli u anulua për pozicion të parregullt, duke mbajtur rezultatin 0-0.

Kuqezinjtë kanë treguar karakter në këto minuta të para. Në minutën e 6-të, një goditje këndi e harkuar nga Laçi ishte shumë e fortë dhe nuk u konkretizua, ndërsa në minutën e 4-t, Yaremchuk gjuajti nga jashtë zonës, por Strakosha arriti ta priste topin në mënyrë të sigurt.

Ndeshja është në zhvillim e sipër, dhe Kuqezinjtë kërkojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi për të shënuar në këtë përballje vendimtare për kualifikimin.