TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rasti Lukaku po bën shumë zhurmë edhe në Belgjikë. “Big Rom” ishte në grumbullim me kombëtaren përpara se të publikohej komunikata e përbashkët mes Federatës belge dhe Napolit, që njoftonte rikthimin e tij në Castel Volturno për të rikuperuar formën më të mirë në prag të fundit të sezonit dhe më pas Botërorit.
Më pas erdhi mungesa e pajustifikuar (sipas klubit, ndërsa lojtari pretendon se e kishte njoftuar), që shpërtheu çështjen. Për këtë situatë kanë reaguar Rudi Garsia dhe Kevin De Bryjn, përkatësisht trajneri i Belgjikës dhe shoku i skuadrës si në kombëtare ashtu edhe te Napoli. “Nuk ishte në 100% dhe duhej të ndiqte ende një program specifik rikuperimi.
Është normale që dëshiron të jetë në formën më të mirë. Kur nuk je në maksimum, aspekti mendor luan rol të rëndësishëm sepse ekziston frika për t’u dëmtuar sërish. Ne e kuptojmë. Kemi folur edhe me stafin mjekësor. Toti ka pasur të njëjtin dëmtim. E dimë që duhet shumë kohë për t’u rikuperuar nga një dëmtim i tillë”, tha ai. Garcia më pas krahasoi dëmtimin e Lukakut me atë të De Bryjn.
“Kevin u operua, ndërsa Romelu po e lë dëmtimin të shërohet pa ndërhyrje. Kjo është një diferencë e madhe. Shpresoj që Lukaku të kthehet shpejt te Napoli dhe të luajë më shumë. Është i rëndësishëm për klubin dhe për ne që të rikthehet sa më shpejt në formë të plotë. Duhet t’i lejohet të bëjë atë që është më e mira për të rikthyer formën e tij, si fizike ashtu edhe mendore”, tha ai.
Edhe Kevin De Bryjn foli për dëmtimin dhe situatën e Lukakut, duke theksuar dallimet me rastin e tij. “Unë bëra një rehabilitim të plotë në Belgjikë, ndërsa ai pjesërisht në Anversë dhe pjesërisht në Napoli. Kur ka dy qasje të ndryshme, bëhet e vështirë të punohet së bashku. Nuk është ideale për të qenë në maksimum. Në Napoli ka gjithmonë shumë zhurmë, gjithçka amplifikohet”, tha belgu.