SPORT, 30 Mars 2022, 09:28

Moviola e Shqipëri-Gjeorgji/ Roshi rrezikoi shumë, gafa nga arbitrat

Moviola e Shqipëri-Gjeorgji/ Roshi rrezikoi shumë, gafa nga arbitrat

Arbitri kryesor ishte nga Mali i Zi, ndërsa anësorët nga Luksemburgu. Ashtu siç ishte paralajmëruar për shkak të një problemi shëndetësor, në momentet e fundit nuk udhëtoi drejt Shqipërisë arbitri kryesor nga Luksemburgu.

Në këto kushte, zgjidhja u gjet në vendin fqinj për Shqipëri-Gjeorgji dhe erdhi Nikola Dabanoviç, i cili gaboi jo pak.

Fillimisht në minutën e 49-të Manaj pengohet në zonë pas duelit me Kashian, por arbitri nuk jep penallti.

Ndërsa në minutën e 72- të, Roshi ndërhyn me një kohë vonesë ndaj Shabradzes në zonë. Këtë herë gjyqtari nuk akordon 11-metërsh për Gjeorgjinë.

Një gafë bëri edhe anësori Da Silva në minutën e 89-të, duke dhënë një pozicion jashtë loje për Cikalleshin, por pamjet treguan se nuk ishte.