TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gana shtangu Nigerinë, duke e lënë jashtë Botërorit, pa barazimit 1-1 në sfidën e kthimit të zhvilluar ditën e sotme. Kombëtarja ganeze, arriti të siguronte një biletë për në Kupën e Botës së Katarit, falë golit në fushën kundërshtare, teksa sfida e parë u mbyll në barazim 0-0.
Por ky dështim i Nigerisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, ka bërë që tifozët e saj të tërbohen dhe të futen në fushën e lojës duke shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.
Policia është detyruar të ndërhyjë me gazra lotsjellës për të shpërndarë tifozët. Një situatë me të vërtetë kaotike, që i ngjan një arene të vërtetë lufte. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
It is getting messy here. Destroying everything they can touch. Tear gas fired! pic.twitter.com/g49v8oV9Rg
— Yaw (@theyawofosu) March 29, 2022