SPORT, 29 Mars 2022, 23:43

Holanda dhe Gjermania ndahen në paqe, Anglia fiton pastër me rivalët nga Afrika

Holanda dhe Gjermania ndahen në paqe, Anglia fiton pastër me

Skuadrat europiane, që nuk kishin asnjë sfidë zyrtare, kanë zhvilluar sfida miqësore në këtë periudhë grumbullimesh të kombëtareve, me shumë sfida që dhuruan emocione.

Sfida më e luftuar ishte ajo midis Holandës dhe Gjermanisë, të cilat u ndanë me një barazimi, 1-1. Për miqtë shënoi Tomas Myler në fundin e pjesës së parë dhe në pjesën e dytë, “Tulipanët” barazuan me Bergvajn.

Anglia priti në Uembli Bregun e Fildishtë, ku fitoi me rezultatin 3-0, në një sfidë ku u dominua nga “Tre Luanët”.

REZULTATET:

Holandë-Gjermani 1-1

Angli-Bregu i Fildishtë 3-0

Francë-Afrika e Jugut 5-0

Norvegji-Armeni 9-0

Danimarkë-Serbi 3-0

Finlandë-Sllovaki 2-0

Austri-Skoci 2-2

Irlandë-Lituani 1-0

Irlandë e Veriut-Hungari 0-1

Spanjë-Islandë 5-0

Turqi-Itali 2-3

Uells-Republika Çeke 1-1