TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Portugalia ka një test të fundit për të kaluar nëse do që të shkojë në Botëror. Luzitanët kanë përballë Maqedoninë e Veriut, e cila turpëroi Italinë duke e lënë jashtë Botërorit. Në vigjilje të kësaj sfide ka folur Kristiano Ronaldo.
Në fakt pyetjet më të shumta ishin nëse ky do të ishte Botërori i fundit për të, në rast te kualifikohet.
“Shoh që shumë prej jush më bëjnë shpesh të njëjtën pyetje. Do të jem unë që do vendos të ardhmen, askush tjetër. Nëse do të kem dëshirë për të luajtur, do e bëj, nëse nuk do të kem dëshirë, nuk do luaj më dhe pikë.
Sfida me Maqedoninë? Presioni ekziston gjithnjë, por jemi të gjithë të përgatitur. Ishte një surprizë, por nëse kanë arritur deri këtu është sepse e kanë merituar. Gjithsesi nuk mund të ketë një Botëror pa Portugalinë”, theksoi Ronaldo.