TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një personazh të ketë marrë dy çmime satirike një më të vogël dhe një gjigant nga emisioni i njohur “Striscia La Notizia” me gazetarin Valerio Stafeli.
Ky i fundit i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares së Italisë, Roberto Mançini, “Tapirin e Artë gjigant”, një çmim ku ish-trajneri i Interit ishte i pari që e ka marrë në gjithë këto vite këtë çmim si një vepër humori:
“Tapiri i Artë gjigant është më se i merituar. Kisha besim, por për fat të keq gjërat ndonjëherë shkojnë dhe keq. Por unë nuk do të dorëzohem”, tha Mançini.
Italia nuk do të marrë pjesë për të dytin vit radhazi në Botëror, pasi u mund nga Maqedonia e Veriut në “Play-Off”-in e Kupës së Botës së Katarit.