SPORT, 28 Mars 2022, 13:57

Reja: Bëmë paraqitje pozitive ndaj Spanjës, barazimi do ishte mirë

Reja: Bëmë paraqitje pozitive ndaj Spanjës, barazimi do ishte

Shqipëria do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” ditën e nesërme në orën 18:00 për të zhvilluar mes tyre edhe miqësoren e dytë, pas asaj që kuqezinjtë zhvilluan me Spanjën.

Në konferencën për shtyp për të folur për këtë takim ishte trajneri i kombëtares, Edi Reja, i cili nuk la pa përmendur edhe humbjen me kombëtaren iberike, ndërsa theksoi se me ndihmën e tifozëve do ia dalin të fitojnë ditën e nesërme.

“Nuk është se kam ndonjë mesazh për tifozët sepse ata gjithmonë na kanë mbështetur dhe kanë qenë gjithmonë aty për ne. Kemi bëtë një ndeshje të mirë ndaj Spanjës.

Paraqitja ka qenë pozitive, ka pasur shumë entuziazëm nga ana jonë. Spanja është një ekip që është favorite për të fituar Botërorin dhe e kemi parasysh që me çfarë rivali jemi përballur.

Loja më ka pëlqyer, e vetmja gjë që më vjen keq është se pësuam atë golin në minutën e 90-të. Një barazim do të ishte një rezultat që do të na bënte shumë mirë në aspektin moral”, theksoi Reja.