SPORT, 28 Mars 2022, 16:19

Rashica i mohon fitoren, Shqipëria U19 paqe me Kosovën U19

Rashica i mohon fitoren, Shqipëria U19 paqe me Kosovën U19

Shqipëria e Armando Cungut ka barazuar 2-2  me Kosovën U19 në miqësoren e dytë të zhvilluar në Rrogozhinë. 

Shqipëria U19 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Dema, Kurti, Abazaj, Azizi, Taleb, Topi, Shkurti, Daka, Lika, Torraj, Toma.

Kosova U19 shënoi e para me anë të Rinor Jahmuratajt dhe 45 minutat e para u mbyllen me rezultatin në favor të dardanëve.

Mbrojtësi Rrok Toma vendosi baraspeshën, teksa shënoi në minutën e 51-të. Shqipëria U19 vazhdoi të sulmonte dhe tetë minuta më pas realizoi edhe golin e dytë.

Dario Daka (59') me penallti nuk fali, ndërsa Kosova u kundërpërgjigj me Rashicën (63') dhe në fund gjithçka u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.