TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia do të përballet me Turqinë në sfidën e dy skuadrave humbëse të fazës gjysmë-finale të kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”. Në konferencën përpara ndeshjes, tekniku i kombëtares “Axurre”, Roberto Mançini, konfirmoi se do të qëndrojë dhe se qëllimi i tij është po i njëjti.
Do të qëndroni? – Ne folëm me presidentin këto ditë. Jemi në kontakt për çdo gjë. Le të flasim për sfidën e nesërme, më pas se çfarë do të rregullojmë në të ardhmen.
Do të jetë një cikël i ri përballë Turqisë? – Ne duhet t’ia nisim nga e para, duke menduar se do të ketë gjithmonë gara të rëndësishme në të ardhmen.
Pse u larguan Zhorzhinjo, Imobile dhe Insinje? – I detyrova unë të largohen, sepse nëse unë mund të bëjë diçka për ta, është që t’i lë të stërviten me skuadrat e tyre. Çelsi na e dërgoi Zhorzhinjon tre ditë më herët, duke mos e lodhur atë në sfidën e Kupës FA.
E keni kuptuar arsyen pse u eliminuat? – Është e pavlerë që të gjesh një justifikim. Ne duhet ta fitonim grupin tonë me të paktën dy pikë më shumë se Zvicra. Ju e mbani mend ndeshjen në Bazel, ne duhet të ishim në avantazh 2-0, por tani është e pavlerë të mendosh për justifikime. Kjo gjë ndodhi dhe ne duhet ta pranojmë.
Kur mund të përmirësohet ekipi? – Ne tashmë kemi grumbulluar lojtarë të rinj, duke shpresuar se do të marrin eksperiencën që i duhen. Ne do të vazhdojmë të punojmë me këtë gjë dhe do të shohim se si do të shkojë situata.
Çfarë prisni t’i jepni më shumë kësaj skuadre? – Loja varet nga karakteristikat e lojtarëve. Unë mendoj se duhet të qëndrojë sepse jam ende i ri. Unë doja të fitoja Europianin dhe Kupën e Botës, kështu që duhet të presë për këtë të fundit. Unë e pëlqej këtë punë dhe dua që të riorganizoj këta djem.