SPORT, 18 Prill 2023, 21:10

Milot Rashica vazhdon me formën fantastike, shënon sërish gol për Galatasarayn

Milot Rashica vazhdon me formën fantastike, shënon sërish gol
Rashica pas shënimit të golit

Milot Rashica po vazhdon me formën e mirë, teksa sonte ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 63-të për rezultatin 1:4 në të mirë të Galatasarayt ndaj Alanyasporit, shkruan Gazeta Express.

Për Rashicën ishte ky goli i tij i pestë këtë sezon në elitën e futbollit turk.