SPORT, 16 Prill 2023, 20:19

Fitore me aromë titulli, Tirana përmbys Egnatian falë Abazajt dhe nis përsëri arratinë në kryesim

Fitore me aromë titulli, Tirana përmbys Egnatian falë Abazajt dhe

Dy golat e parë të Kristal Abazajt në Kategorinë Superiore me fanellën e Tiranës kanë ndihmuar bardheblutë në momentin ndoshta më vendimtar të këtij sezoni. Ata kanë mjaftuar për të përmbysur Egnatian në një fitore 2-1 që shtyn kampionët në fuqi edhe më shumë të vetëm në kryesim, në rrugën e mbrojtjes së titullit.

“Elbasan Arena” ishte skena ku u luajt një nga ndeshjet më të ndezura të këtij edicioni, pasi skuadrat nuk kursyen asgjë që nga minuta e parë me sulme nga të dy krahët. Rrogozhinasit e shihnin këtë si mundësinë për të sulmuar ekipet e kreut dhe gjetën të parët golin me anë të Kasës.


Por Kristal Abazaj ndryshoi fytyrën e ndeshjes teksa realizoi barazimin 1-1 me një aksion personal. Më pas, në pjesën e dytë, ai shfrytëzoi një pasim të Lushkjes për të realizuara përmbysjen 2-1 për bardheblutë. Ekipi kryeqytetas bëri gjithçka mirë duke mbajtur të paprekur rrjetën në minutat e mbetura, ndonëse Duamena e jo vetëm provuan disa herë të shënonin në katërkëndorin e Bekajt.

Në fund erdhi fitorja që çon Tiranën 5 pikë larg Partizanit ndjekës dhe i afron më shumë bardheblutë me mundësinë për të fituar titullin kampin për të dytin sezon radhazi.

TIRANA-EGNATIA 2-1
37′, 57′ Abazaj / 22′ Kasa