TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma Volley Club ka arritur të shpallet kampione në Ligën Seria A2 në Itali, duke u ngjitur zyrtarisht në Ligën Seria A1. Pjesë e skuadrës së Romës, është edhe kapitenia e Kombëtares shqiptare të volejbollit për femra, Erblira Bici.
Kapitenia Bici është një nga lojtaret më të spikatura në ekipin e Romës, teksa ka bërë një paraqitje fantastike edhe në ndeshjen e fundit, aty ku ka arritur të shënojë plot 19 pikë. Për këtë sukses në arenën e sportit italian, urimi për Bicin është bërë edhe nga Federata Shqiptare e Volejbollit.
“Kapitenia e ekipit tonë Kombëtar, Erblira Bici është shpallur kampione e Ligës Seria A2 në Itali me ekipin e saj Roma Volley Club duke bërë të mundur kalimin në Ligën Seria A1 sezonin e ardhshëm.
Në ndeshjen e fundit ndaj Itas Trentino, Roma Volley ka fituar me rezultatin 3 me 2, duke e mbyllur sezonin 2022-2023 në vendin e parë me një total prej 80 pikësh, 25 ndeshje të fituara dhe 1 të humbur.
Ashtu si në çdo takim gjatë gjithë sezonit, Erblira Bici ka qenë një nga protagonistet kryesore të këtij takimi duke shënuar plot 19 pikë dhe duke ndihmuar ekipin e saj të renditet në krye të Ligës Seria A2.
Më parë, Roma Volley kishte arritur të ngrinte lart trofeun e Kupës së Italisë A2 ku kapitenia kuq e zi u shpall dhe MVP e ndeshjes finale.
Federata Shqiptare e Volejbollit i uron suksese të mëtejshme”.