SPORT, 17 Prill 2023, 09:22

Probleme dhe me financat, ja shuma e majme që do të humbasë Interi nëse nuk kualifikohet në Champions

Probleme dhe me financat, ja shuma e majme që do të humbasë

Humbja ndaj Monzës ishte parë si një pikë kyçë në rrugëtimin e zikaltërve në kualifikimin për Champions, mbi të gjitha duke parë që pak orë më parë Milani kishte barazuar në Bolonjë dhe parakalimi i kuqezinjve ishte më pranë se kurrë.

Ndalesa me humbje ama e mbushi kupën për drejtuesit dhe presidentin Zhang, që në atë mbledhje të orëve të vona në “San Siro’ me përfundimin e ndeshjes, nuk diskutuan vetëm të ardhmen e trajnerit Inzagi të lidhur me Benfikën, por edhe atë të kubit.

E gjitha kalon nga renditja përfundimtare në kampionat, që nëse nuk do të jetë në katër vendet e para do të përkthehet me të paktën 60 milionë euro mungesë në arka sezonin e ardhshëm.

Për kualifikimin dhe “market pool” në Champions, në arkat e klubeve europiane shkojnë të paktën 35 milionë euro, ndërkohë që rezultatet në grup mund të sjellin nga 0 (6 humbje) në 17 milionë euro (6 fitore).

Jo vetëm kaq, por të gjitha këtyre u shtohen edhe të ardhurat nga biletat, me “San Siro”-n që siguron të paktën 10 milionë euro në tri ndeshjet që do të luhen në shtëpi në grupe.

Një shumë që nëse i shtohet edhe një rrugëtim potencial në fazat e tjera, do të ishte një humbje edhe më e madhe nëse Interi nuk ia del të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm.