SPORT, 16 Prill 2023, 21:09

Shanset e Arsenalit për të fituar titullin kanë rënë me pothuajse 20% pas barazimit me West Ham

Shanset e Arsenalit për të fituar titullin kanë rënë me

Skuadra e Mikel Artetës vazhdon të kryesojë renditjen e Premierligës, por pas dy barazimeve radhazi (me Liverpool dhe West Ham), e afruan shumë pranë vetes Manchester City.

Tashmë Topçinjtë kanë 74 pikë pas 31 ndeshjeve, ndërsa Qytetarët 70 pas 30 ndeshjeve.

Sipas “Opta”, probabiliteti i titullit të Arsenalit për momentin është vetëm 34.4% krahasuar me 65.5% për Manchester City. Para fillimit të turneut, shpërndarjet ishin krejtësisht të ndryshme: 46.9% për londinezët, 53.1% për Manchesterin.