TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Clara Chía, partnerja aktuale e ish-lojtarit të Barçës, ka qenë në sy të uraganit mediatik pas ndarjes së Pique nga Shakira. Por si lindi dashuria mes tyre? Në fillim të qershorit 2022, Shakira dhe Piqué konfirmuan se po i jepnin fund lidhjes së tyre pas 12 vitesh bashkë.
Një lidhje që iu ka sjellë në jetë dy fëmijë, Sasha dhe Milan. Menjëherë më pas u bë publike ndarja me yllin e pop-it, ish-mbrojtësi i Barcelonës konfirmoi miqësinë me të renë katalanase.
Një vit më parë u spekulua për një romancë të mundshme mes Pique dhe një punonjëseje të kompanisë së tij “Kosmos”. Asokohe, ajo që nuk dihej ende ishte identiteti i dashurisë së rej, Clara. Edhe kur Pique ishte ende me Shakira, ai e kishte tashmë këtë lidhje.
Ata janë takuar në “Kosmos”, kompaninë e Gerard Piqué. 24-vjeçarja ishte e dashura e një prej miqve të Piqué dhe ish-futbollisti u fut në mes të lidhjes. Fundi dihet nga të gjithë, Clara Chía është aktualisht partnerja e Piqué.