SPORT, 18 Prill 2023, 16:55

Pëson atak kardiak në gjumë, ndërron jetë portieri 19-vjeçar në Itali

Pëson atak kardiak në gjumë, ndërron jetë portieri

Ngjarje e rëndë në Itali. Një portier 19-vjeçar me origjinë nga Senegali, Sulejman Edionin, që luante në një ekip refugjatësh në rajonin e Leçes, u gjet i vdekur në shtëpi mëngjesin e së martës.

Portieri i ri duket se gjatë gjumit ka pësuar një atak kardiak, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Senegalezi e gjeti veten në moshën 16-vjeçare në Itali duke marrë pjesë në një turne futbolli refugjatësh dhe u vlerësua si portieri më i mirë në turneun përkatës.

Më pas ai mbrojti ngjyrat e ekipit të Rinasitws, një klub që pret refugjatë politikë, i themeluar nga futbollisti i Soudirol, Mustafa Cisse.