SPORT, 18 Prill 2023, 14:30

Xherrard i rikthehet trajnimit, legjenda e Liverpulit nis kontaktet me gjigantin e futbollit grek

Xherrard i rikthehet trajnimit, legjenda e Liverpulit nis kontaktet me gjigantin

Duket se Stiven Xherrard është gati që t’i rikthehet dhe njëherë trajnimit dhe së fundmi bëhet fjalë për Olimpiakosin.

Siç bëjnë me dije mediat greke, klubi i njohur është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm dhe pjesë e listës është dhe legjenda e Liverpulit.

Por në këtë listë është edhe një tjetër ish-mesfushor. Xhenaro Gatuzo u shkarkua nga Valencia disa javë më parë dhe njësoj si Xherrard, është pa skuadër, duke pritur për një ofertë.