TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Briken Calja nuk ia ka dalë të sigurojë medalje dhe as pozicionim në renditje në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Jerevan të Armenisë, sa i përket stilit të shkëputjes që ka qenë zakonisht pika e fortë e tij.
Peshëngritësi shqiptar u ngjit në pedanë fillimisht duke vendosur peshën 151 kilogram, por dështoi që në provën e parë. Ai përsëriti të njëjtën peshë pak minuta më vonë, por nuk ia doli ta realizonte as atë provë.
Tentativa e tretë ishte me peshën 152 kilogram, duke tentuar që të hynte menjëherë në zonën e medaljeve. Por shtangisti shqiptar nuk arriti përsëri të mbante lart shtangën e kështu mbylli këtë disiplinë pa një pozicionim në renditje.