TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mirçea Luçesku, trajneri i Dinamo Kiev, e pati jo të lehtë të largohej nga Ukraina, pak momente përpara së të shpërthente lufta.
Ishte e pamundur që të kthej në Rumani me rrugë ajrore, por udhëtoi për shumë orë me një makinë, për tu rikthyer së bashku me stafin e tij dhe lojtarët e huaj në një zonë të sigurt. Në një prononcim të dhënë së fundmi, për mediat, ai ka folur për situatë e jashtëzakonshme duke u shprehur:
“Dëshiroja të qëndroja por mund t’i ndihmojë më shumë nga Rumania. Ambasada rumune në Kiev insistoi që të largohesha përpara se të shpërthente konflikti. Kuptova se mund t’i ndihmoja më shumë nga Rumania, sesa të izolohesha në bazë.
Të gjithë lojtarët e Dinamo Kiev janë ende në qendrën sportive të klubit ndërsa familjet e tyre janë të gjithë në Rumani.
U kujdesëm dhe i nxorëm gratë dhe fëmijët e lojtarëve, ata po qëndrojnë në Iasi dhe në Bukuresht. Po përpiqemi të gjejmë edhe ndihma humanitare. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë dhe delikate.
Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar së fundmi, asnjë lojtar i Dinamo Kievit nuk po lufton me armë ”, theksoi trajneri 76-vjeçar në prononcimin e dhënë për “digisport.ro”.