TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për Marselo Brozoviçin duhet ende të përcakto het koha e tij e rikthimit, me Interin që shpreson që mesfushori të jetë i gatshëm për derbin e së dielës. Por ndërkohë që pulpa e majtë e 30- vjeçarit heziton të përgjigjet, rikuperimi i kroatit është kthyer në një çështje komplekse, aq sa tashmë nuk është vetëm stafi mjekësor i Interit që po kujdeset për të.
Brozon e ka marrë në patronazh Andreja Milutinoviç, që po ndjek ecurinë e lojtarit zikaltër privatisht. Asgjë e jashtëzakonshme deri këtu, duke parë që shumë prej lojtarëve kanë përgatitësit e tyre, por rasti fsheh pas një të dhënë shumë interesante. Serbi që po kujdeset për një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit, nuk është i zakonshëm, por një prej njerëzve që punojnë për rivalët dhe për çfarë rivalësh.
Milutinoviç është as më pak e as më shumë se kreu i performancës së Milanit, pjesë e stafit të Stefano Piolit, edhe pse për të nuk është bërë asnjëherë një lajmërim zyrtar nga klubi kuqezi dhe nuk shfaqet në asnjë prej organigramave të Milanit.
Përgatitësi nga ana tjetër, ka konsoliduar prej vitesh marrëdhënien me Brozoviçin. 30- vjeçari i beson verbërisht “Mesit të muskujve”, siç e konsideron Dushan Tadiç dhe fjalët e Milutinoviç kanë një peshë absolute në vendimet e kroatit.
Duke parë situatën aktuale të mesfushorit, stafi mjekësor i Interit do të kishte zgjedhur prej kohësh rikthimin e tij në grup, por lojtari ka vendosur t’i besojë serbit, një zgjedhje që gjithsesi është pranuar në Milanon zikaltër, aty ku i besohet më shumë ndjesive të futbollistit për gjendjen e tij.
SERBI – Pavarësisht zgjatjes në kohë, pritjes së Brozoviçit duket se po i vjen fundi, ashtu si ka konfirmuar edhe përgatitësi që për ironi të fatit mund ta lejojë kroatin të rikthehet në fushë pikërisht përballë Milanit të “tij”.
Puna e Milutinoviçit te kuqezinjtë vazhdon, ashtu si dhe seancat e tij private me lojtarë kalibri, me një tarifë prej rreth 60 mijë eurosh në vit.
Salah, Modriç, Milenkoviç e Kovaçiç janë vetëm disa nga emrat më të lakmuar që punojnë me të, ashtu si ish-zikaltrit Perisiç e Kolarov e juventinët Kostiç e Vlahoviç, por nën kujdesin e Milutinoviç kanë kaluar nga muskujt më të rinj deri tek ata më të vjetër pasi vetëm pak muaj më parë ishte Bufon ai që shkonte të gjente “shenjtorin” në Beograd.