TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti ka bërë detyrën, duke fituar 2-0 në transfertën me Bërnlin e vendit të 19-të.
Golat për skuadrën e Pep Guardiolës u shënuan nga De Brujne dhe Gyndogan, që siguruan fitoren që në pjesën e parë.
Kjo fitore e mban Sitin në vendin e parë, një pikë më shumë nga Liverpuli ndjekës, me shpresën drejt një tjetër titulli kampion.
Humbja 1-4 e Çelsit në shtëpi ka ardhur si një “rrufe në qiell të hapur”, për skuadrën e drejtuar nga Tomas Tuhel.
Blutë e Londrës panë t’i përmbysej goli i 1-0 momental, i shënuar nga Rudiger në minutën e 48’, nga 2 gola të shpejt të Brentfordit që u shënuan për 4 minuta, me Zhanelt dhe Eriksen. Dy golat e tjerë të sfidës që kompletuan rezultatin final u shënuan nga Zhanelt dhe Visa.
