SPORT, 2 Prill 2022, 15:58

Liverpuli merr kryesimin e Premier Ligës, tani sytë i ka nga Mançester Siti

Liverpuli merr kryesimin e Premier Ligës, tani sytë i ka nga

Liverpuli arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi me shifrat 2-0 përballë Uatfordit për t’u ngjitur në krye të tabelës përkohësisht.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop nuk e diskutoi fitoren, e cila e gjeti golin e parë me Diogo Zhotën në minutën e 22’. Goli i dytë erdhi në fundin e takimit, kur Fabinjo realizoi një penallti (89').

Kështu, Liverpuli ngjitet në vendin e parë të tabelës me 72 pikë, vetëm dy më shumë se Mançester Siti, që do të përballet me Bërnlin.

Liverpuli merr kryesimin e Premier Ligës, tani sytë i ka nga