SPORT, 2 Prill 2022, 13:33

“Është mirë të shkosh në dasma, por është keq të marrësh pjesë në varrime?”, De Biazi sfidon kritikët pas eliminimit të Italisë

“Është mirë të shkosh në dasma, por
Xhani De Biazi- Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka folur së fundmi në mikrofona e “Radio 24”, duke u kthyer pas në kohë, ku foli për mundësinë për të drejtuar kombëtaren italiane pas lamtumirës së Kontes. De Biazi,  ka komentuar edhe situatën e Mançinit duke i sfiduar të gjithë që i dolën kundër.

“Është mirë të shkosh në dasma, por është keq të marrësh pjesë në varrime? A është budalla sot Roberto Mancini, i cili ishte hero në korrikun e vitit të kaluar? Kur fitoi kampionatin europian, të gjithë e vlerësuan.

Problemi është se ti bëhesh i burgosur i vetes: si të mos jesh mirënjohës ndaj kujtdo që të bëri të fitosh? Por ne jemi të gjithë mirë më pas. Mancini bëri atë që ndjeu, është e vështirë të heqësh qafe lojtarët që e di se mund të të japin diçka dhe më pas të mos të japin.

Kishte mundësi të drejtoja kombëtaren italiane, isha në garë me Venturën. Bëra disa intervista por më pas u bë një zgjedhje tjetër që më bëri të ndihesha keq”, u shpreh De Biazi.