TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë luajtur dhe pesë ndeshje të tjera për javën e 28-të të Bundesliga me Bajernin e Munihut që vazhdon rrugëtimin i vetëm në krye drejt titullit kampion. Bavarezët mposhtën me "poker" në transfertë Frajburgun me rezultatin 4-1.
Ishte Goretzka ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 58-të përpara se Petersen të vendoste sërish baraspeshën vetëm 5 minuta më vonë. Megjithatë, në minutat e mbetura, Bayerni hipotekoi edhe tre pikët falë golave të Serge Gnabry, Kingsley Coman dhe Sabitzer.
Fitore ka arritur edhe Bajer Leverkuzen i vendit të tretë që mposhti në shtëpi Herta Berlinin me rezultatin 2-1. Fillimisht Alario e më pas Bellarabi i dhanë disi sigurinë Leverkuzenit, përpara se Darida të ngushtonte diferencat në minutën 42. Një gol që vlen vetëm për statistikë ky i fundit, pasi Leverkuzen arriti të dilte me tre pikë nga ky takim.
Sakaq, Bochum ka fituar në transfertë kundër Hoffenheim me rezultatin 2-1 falë dygolëshit të Asano. Sulmuesi japonez shënoi nga një gol në çdo pjesë, ndërsa Raum vendosi baraspeshën provizore në fillimin e pjesës së parë.
Vetëm barazim në sfidën Arminia Bielefeld – Stuttgart me rezultatin 1-1. Sasa Kalajdzic i dha epërsinë provizore miqve falë një 11-metërshi në pjesën e parë, ndërsa rezultatin final të takimit e vulosi Kruger në minutën e 59-të. Eintrachti i Frankfurtit sakaq është ndalur në një barazim pa gola në shtëpi kundër Greuther Furth.
Kështu, Bayerni vazhdon fluturimin drejt titullit me 66 pikë, i shkëputur me nëntë pikë nga Dormtund i vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Leverkuzen i vendit të tretë është ngjitur në kuotën e 51 pikëve.