TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi shkodran Bekim Belaj, më në fund e ka bërë “sefte” në kampionatin turk të futbollit duke gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Bolusporit që militon në Ligën e Parë.
31-vjeçari e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u hodh në fushë në minutën e 62-të, duke zënë vendin e Ruzgar. Vetëm 15 minuta i mjaftuan Balajt për të shënuar pas asistim të Bilgic, teksa goditi saktë me kokë brenda zonës duke e dërguar topin në trekëndësh.
Goli i Balajt nuk mundi të shpëtonte Bolusporin nga humbja 1-2 ndaj Manisës. Në këtë duel u aktivizua titullar edhe Dejvi Bregu, i cili u zëvendësua në minutën e 46-të. Me këtë humbje Boluspori është pozicionuar në vendin e 11-të me 35 pikë në 28 ndeshje, vetëm 4 më pak se vendin i 16-të që të dërgon një kategori më poshtë.