TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ka fitues në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të Superiores, pasi Kukësi dhe Tirana barazojnë pa gola në sfidën e luajtur në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.
Kanë munguar rastet e pastra në këtë sfidë, ku kuksianët kanë qenë më kërkues, ndërsa kryesuesit nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë.
Ndonëse nuk shkëlqen, Tirana merr një pikë dhe konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes, ndërsa Kukësi nuk arrin ti afrohet më shumë se një pikë Laçit të vendit të dytë.
Tirana rrezikon e para me Tolin, por goditja e tij nuk është në kuadrat. Kukësi përgjigjet me Taipin, por edhe gjuajtja e tij është e pasaktë. Kukësi luan më mirë, por mungojnë rastet e pastra në pjesën e parë. Provojnë GJ. Taipi dhe Ndreca por pa vënë në vështirësi portierin Bekaj.
Tirana mundohet që të ngrejë ritmin e lojës në pjesën e dytë dhe provon të shënojë me Ismajlgecin, por portieri Çollari pret goditjen e tij.
Rasti më flagrant i ndeshjes është në minutën e 65-të, kur Gjelbrim Taipi godet brenda zonës por topi përfundon në traversë. Kukësi është më kërkues, por nuk arrin që të krijojë panik në portën e Bekaj.
Tirana nuk shkëlqen, por duket se është e kënaqur me pikën e marrë në transfertë përballë një kundërshtari të fortë.