TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dinamo merr një tjetër goditje, këtë herë në shtëpi kundër Egnatias me rezultatin 0-2. Blutë janë “betonuar” në vendin e parafundit dhe numërojnë pesë pikë më pak se Kastrioti, që nesër përballet me Vllazninë në Shkodër.
Ndryshimi i trajnerit nuk ka sjellë ndryshimin që Dinamo e donte. Me Vanolin në krye kryeqytetasit pësuan humbjen e dytë, edhe pse e nisën mirë dhe rrezikuan portën e Egnatias me Haxhiun dhe Ibraimin.
Në minutën e 28-të miqtë shënuan me Pedro Augusto, por VAR ua prishi festën pasi gjeti një faull në mesfushë. Braziliani disa minuta më pas humbi një mundësi tjetër për të shënuar, ndryshe nga Ilirid Ademi.
Sulmuesi anësor nuk fali minutën e 44-t pas një krosimi në zonë dhe me kokë ndëshkoi Dinamon dhe e çoi ekipin rrogozhinas në epërsi në dhomat e zhveshjes.
Blutë nuk kishin forcë të reagonin në 45 minutat e dyta. Mija me kokë rrezikoi në një moment, kurse në minutën e fundit Pedro Augusto i mbylli llogaritë me golin e dytë në minutën e 90-të.