SPORT, 2 Prill 2022, 17:21

Manaj i sjell fat Specias, sulmuesi shqiptar i jep një “dorë” ekipit, tri pikë jetike për mbijetesën

Manaj i sjell fat Specias, sulmuesi shqiptar i jep një

Spezia mori tri pikë të arta në shtëpi, duke triumfuar 1-0 me Venecian, në sfidën e Serisë A.

Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj u aktivizua në pjesën e dytë, duke ndihmuar shumë ekipin në fitoren. Ai u fut në fushë në minutën e 67-të, dukë zënë vendin e Agudelos.

Në minutën e 90-të, lojtari shqiptar godet bukur, por gjuajtja e tij pritet nga portieri.

Ky i fundit nuk e kontrollon dot topin dhe më pas është Gyasi që përfiton dhe shënon.

25-vjeçari Manaj ka luajtur 23 ndeshje, ku ka shënuar katër gola. Kartoni i tij zotërohet nga Barcelona.

Spezia është në vendin e 14-të të kampionatit dhe ka grumbulluar deri më tani 32 pikë.