TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Doha të Katarit është hedhur shorti i Botërorit 2022. Goglat ishin kapriçoze për Spanjën dhe Gjermaninë, që i vunë në një grup. Interesant përballja e Zvicrës me Serbinë, ashtu si në vitin 2018, ku Brazili është kokë grupi.
Edhe Argjentina nuk do ta ketë të lehtë, teksa ka Meksikën dhe Poloninë në grup. Kristiano Ronaldo me Portugalinë e tij do të jenë në një grup me Uruguajin, skuadër, që i eliminoi katër vite më parë. Me fat disi Holanda dhe Franca.
29 ekipe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera.
Fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.
Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rikë, si dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në Botëror.
GRUPET
GRUPI A: Katari, Ekuadori, Senegali, Holanda
GRUPI B: Anglia, Irani, SHBA, Uells-Skoci/Ukrainë
GRUPI C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia
GRUPI D: Franca, Peru-EBA/Australi, Danimarka, Tunizia
GRUPI E: Spanja, Kosta Rika-Zelanda e Re, Gjermania, Japonia
GRUPI F: Belgjika, Kanadaja, Maroku, Kroacia
GRUPI G: Brazil, Serbia, Zvicra, Kameruni
GRUPI H: Portugalia, Gana, Uruguai, Koreja e Jugut

