TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ivan Balliu është "Lojtari i muajit mars" te Rayo Vallecano. Mbrojtësi i Kombëtares është një titullar i padiskutueshëm te ekipi spanjoll, teksa paraqitjet e tij kanë qenë tejet të mira.
Lojtari shqiptar ka luajtur katër ndeshje në mars, ku vlen të përmendet fakti se ka dhënë një assist në barazimin e vlefshëm 1-1 me Sevillian.
30-vjeçari shkëlqeu edhe me Kombëtaren në humbjen 2-1 me Spanjën, duke ndihmuar ekipin nga krahët. Nëse modestët e La Liga ia dalin të mbijetojnë, padyshim se një meritë e ka edhe ai.
“Ivan Balliu është lojtari i muajit mars te Rayo Vallecano” – shkruan Futboll Mahou, faqe e posaçme që jep çdo muaj këtë lloj çmimi.
Për lojtarin e Përfaqësueses tonë ky është viti i parë në La Liga, pasi më parë ka qenë pjesë e Almerias, Metz dhe Arouca.
¡ @ivan_balliu es el #JugadorCincoEstrellas del @RayoVallecano del mes de marzo! ???? ¡Enhorabuena! pic.twitter.com/86qE6iEwPZ
— Fútbol Mahou (@futbolmahou) April 1, 2022