SPORT, 1 Prill 2022, 18:30

“Katar 2022”/ Presidenti i FIFA-s, Infantino: Kjo Kupë Bote do të jetë më e mira në histori!

“Katar 2022”/ Presidenti i FIFA-s, Infantino: Kjo Kupë Bote do

Botërori “Katar 2022” mëson sot fazën finale të tij, me goglat që do të hidhen në Doha për të shpallur grupet përfundimtare.

Shorti pritet të dhurojë emocione dhe përballje të forta, me kombëtare të nivelit të lart që ndodhen në të katërta vazot.

Ekipet e vazos së parë do të mundohen të shmangin Gjermaninë, Holandën dhe Uruguain, të cilat janë më të fortat e vazos së dytë.

Gjithashtu probleme priten të hapin dhe skuadrat nga vazot e tjera, si: Senegali, Japonia, Koreja e Jugut, Kameruni, Ekuadori etj.

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantinio, në fjalën hyrëse,  pasi i uroi mirëseardhje të gjithëve u shpreh: “Kjo Kupë Bote do të jetë më e mira në histori. Kjo Kupë Bote do të jetë e paqes. Ju lutem mjaft me luftëra. Shijoni futbollin. Shijoni Botërorin. Shijoni këtë mbrëmje të mrekullueshme. Ju faleminderit”.

FIFA kujtoi dhe legjendat e futbollit që fatkeqësisht kanë humbur jetën përpara se ky Botëror të startonte si: Maradona, Rosi, Benks dhe Myler.

Traneri i Francës, Didie Deshamp solli trofeun në skenën e Dohas, që fitoi përpara katër vitesh: “Jam i emocionuar për ta sjellë këtë trofe në këtë në skenë. Jam jashtë mase i emocionuar”.

VAZOT

“Katar 2022”/ Presidenti i FIFA-s, Infantino: Kjo Kupë Bote do