SPORT, 14 Maj 2022, 10:10

Klauzolë e frikshme dhe pagë super, Real-Vinicius Jr shumë pranë rinovimit

Klauzolë e frikshme dhe pagë super, Real-Vinicius Jr shumë

Vinicius Junior ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Real Madrid, teksa në LaLiga është protagonist në 30 gola të skuadrës së tij.

17 herë ai e ka çuar vetë topin në rrjetë, ndërsa në 13 gola të tjera ka asistuar. Kampionët e Spanjës prej kohësh kanë nisur bisedimet për të rinovuar me brazilianin.

Tashmë marrëveshje është shumë pranë. Negociatat janë në fazën finale për një kontratë deri më 30 qershor 2028.

Klauzola e lirimit nga 350 milionë euro do të bëhet 1 miliard euro, ndërsa Vinicius me kontratën e re do të përfitojë rreth 10 milionë euro, nga 4 milion që merr aktualisht.