SPORT, 13 Shkurt 2022, 14:59

Nuk ndodhte që nga 2009, Ronaldo shkon në gjashtë ndeshje pa shënuar

Nuk ndodhte që nga 2009, Ronaldo shkon në gjashtë ndeshje pa

Kristiano Ronaldo duket se nuk po e gjen veten e tij, duke shkuar në gjashtë ndeshje pa shënuar gol dhe gjithashtu portugezi nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës për këtë vit.

Hera e fundit që Ronaldo arrinte këtë statistikë negative ishte përpara 13 vitesh, po me fanellën e Mançester Junajtid.

Rasti më mirë për portugezin që të thyente këtë mallkim ishte ditën e djeshme përballë Sauthemptonit të Brojës, ku me portën e boshatisur humbi mundësinë e artë.