TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Superiore ka nisur javën e saj të 26-të me dy rezultate surprizë. Kastrioti ka mposhtur Partizanin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në sfidën tjetër, Pedro Augusto ka shtangur Vllazninë duke i dhënë fitoren 3-0 Egnatias.
Partizani kërkoi vazhdimisht të gjente rrugën e rrejtës përgjatë gjithë takimit, por të besuarit e Dritan Mehmetit nuk arritën dot të konkretizonin asnjë nga rastet. Junior shpërdoroi një rastë të mirë shënimi, pothuajse me portën e boshatisur.
Më pas miqtë humbën edhe një 11-metërsh me Sherif Kallakun. Fantazisti nuk e gjeti dot kuadratin nga pika e bardhë e penalltisë duke e çuar atë ngjitur me shtyllën. Megjithatë, gjatë takimit, kryeqytetasit provuan edhe disa herë të tjera për të
Partizani u surprizua nga Kastrioti në minutën e 80 nga Kaina që fitoi një duel ajror për të çuar më pas topin në rrjetë. Minutat e mbetura nuk prodhuan shumë raste me Kastriotin që doli nga ky takim me tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesë.
Egnatia sakaq e mposhti Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0. Ishte Pedro Augusto ai që i dha fitoren ekipit të tij falë tre golave të shënuar në këtë takim. Augusto hapi siparin e golave fillimisht në minutën e 30. Ai i shpëtoi mbulimit të mbrojtësve, ndërsa vendasit kërkuan një pozicion jashtë loje. Pas 5 minutash konsultim me sistemin VAR, gjyqtari vendosi se gjithçka ishte e rregull.
Në pjesën e dytë, boshnjaku Heric la Vllazninë me 10 lojtarë dhe e bëri gjithçka më të lehtë për Egnatian. Vendasit do të gjenin edhe dy herë të tjera rrjetën sërish me Pedro Augusto, fillimisht në minutën e 78-të e më pas 10 minuta më vonë. Egnatia doli me tre pikë shumë të rëndësishme nga ky takim.
Kështu, Egnatia qëndron në vendin e tetë, por ngjitet në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Vllaznia e vendit të katër vazhdon të ketë 39 pikë të grumbulluara. 4 pikë më pak për Partizanin e vendit të pestë, ndërsa Kastrioti tashmë parakalon edhe Teutën dhe ngjitet në kuotën e 28 pikëve.