TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vëmendja për finalen e Conference League është mjaft e madhe. Në Tiranë do të zhvillohet për herë të parë kjo sfidë, teksa Roma do të përballet me Fejnordin. Kapaciteti i stadiumit “Air Albania” nuk shkon paralel me dëshirën e tifozëve për të qenë të pranishëm pranë ekipit të tyre.
Kësisoj në Hollandë, klubi i Fejnordit ka menduar që t’i bëjë bashkë të gjithë mbështetësit, në pamundësi për të qenë në Tiranë.
Vetëm 3 mijë bileta janë shpërndarë për hollandezët, ndërsa pjesa tjetër për italianë dhe shqiptarët si vend organizator. Kësisoj, klubi holandez ka menduar që në stadiumin “De Kuip” të vendosen katër ekrane gjigante, nga ku do të ndiqen sfidat.
Ky impiant ka një kapacitet prej 48 mijë vendesh, ku do të ketë të ftuar këngëtarë dhe DJ. Kujtojmë që ndeshja Roma-Fejnord do të luhet në 25 maj, në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.