TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Portieri i Interit, Andre Onana ka vendosur të largohet përfundimisht nga Kombëtarja e Kamerunit. Shkak, është bërë marrëdhënia me trajnerin Rigobert i cili e largoi nga përfaqësuesja në mesin e Botërorit të Katarit.
“Mbaj mend se si i kemi jetuar ndeshjet me gjithë familjen, vetëm kamerunasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë për një lojtar të jetë në gjendje të përfaqësojë kombëtaren tonë. Pikërisht atëherë fillova të ëndërroja që një ditë të vishja fanellën e kombëtares.
Ndaj pas orëve të pafundme pune, udhëtimeve të pafundme dhe shumë këmbëngulje, me krenari mund të them se e kam arritur ëndrrën time të madhe. Megjithatë, çdo histori, sado e mirë, ka një fund. Dhe historia ime brenda ekipit kombëtar të Kamerunit ka marrë fund. Lojtarët vijnë e shkojnë, emrat janë kalimtarë, por Kameruni kalon para çdo personi apo lojtari. Kameruni është i përjetshëm.