SPORT, 24 Janar 2022, 11:53

Inter blindon kreun, zikaltërit kthejnë sytë nga derbit por përfaqësueset largojnë titullarët

Inter blindon kreun, zikaltërit kthejnë sytë nga derbit por

Brenda një jave, Interi siguroi një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, siguroi një fitore 2-1 në frymën e fundit përballë Venezia duke blinduar statusin e tyre si kryesues dhe si favorit absolut për të triumfuar në Serie A, nuk mund të shkonte më mirë se kaq, por dukshëm ekipi i Inzaghi ka shpenzuar jo pak energji.

Interi mori dhe një asisit të rëndësishëm edhe nga derbi i Italisë, me Milan dhe Juve që ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

Zikaltërit e shohin veten plus katër pikë në raport me Napolin, ekipi i vendit të dytë, por kanë në dispozicion edhe një ndeshje, sfidën e shtyrë përballë Bologna. Inzaghi kthen vështrimin tashmë nga derbi përballë Milan, një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo aspekt.

Grupi është i plotë, të paktën për momentin, por disa nga titullarët e rëndësishëm, përpara sfidës me Milan do të jenë të grumbulluar me ekipet përfaqësuese.

Bastoni dhe Barella do të rikthehen në Appiano fundjavën e ardhshme ndërsa Martinez, Sanchez dhe Vecino rikthehen më 3 shkurt. Sfida më Milan është në program për tu zhvilluar më 6 shkurt.