SPORT, 11 Shtator 2022, 23:00

Fund dramatik me tre kartonë të kuq dhe gol të anuluar, VAR-i i djeg përmbysjen e çmendur Juventusit ndaj Salernitanës

Fund dramatik me tre kartonë të kuq dhe gol të anuluar, VAR-i i

Fund dramatik rezervoi dueli mes Juventusit dhe Salernitanës që përfundoi në barazim 2-2, teksa nuk mungoi tensioni dhe kartonët e kuq.

Deri në minutën e 92-të, miqtë ishin duke triumfuar, teksa Bonuçi barazoi shifrat në minutën e 93-të, ndërkohë që dy minuta më vonë, Milik shënoi golin e tretë për Juventusin, një gol që shkaktoi shumë polemika dhe tension.

Goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë lojë, Milik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për heqje ne fanellës, teksa dhe Kuadrado dhe Alegri morën karton të kuq.

Teksa në fund sfida u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. Golin e parë për Juven e shënoi Bremer (52') ndërsa për Salernitanën realizuan Kandrava (22′) dhe Piontek (45′).