SPORT, 14 Maj 2022, 12:06

Çelsi-Liverpul, “Wembley” pret sot finalen e dytë/ Klop: Mezi e kemi pritur këtë çast!

Çelsi-Liverpul, “Wembley” pret sot finalen e dytë/ Klop:

Liverpuli dhe Çelsi do të luajnë trofeun e dytë sezonal, pas finales së Kupës së Ligës në shkurt, të cilin e fitoi skuadra e Klopit me penallti (11-10) pas barazimit pa gola.

Ndërkohë që dy përballjet e tyre në Premier Ligë këtë sezon kanë përfunduar gjithashtu në barazim. “Ne nuk e mundëm Çelsin, por fituam me penallti. Ishte një nga seritë më të çmendura të penalltive”, komentoi trajneri i “Reds”-ave për finalen e Kupës së Ligës.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne e dimë se sa i fortë është Çelsi dhe presim një tjetër ndeshje të vështirë. Të dyja skuadrat do të luajnë me gjithçka kanë.

Këtë pres nga Çelsi dhe veçanërisht nga ne. Unë nuk e kam fituar kurrë Kupën FA më përpara dhe shumica e lojtarëve të mi nuk e kanë fituar gjithashtu. Mezi po e presim këtë shans.

Djemtë kanë dhënë gjithçka për të mbërritur deri këtu, duke kaluar sfida të ndryshme. Është një finale e madhe për ne dhe jemi me të vërtetë të lumtur që jemi pjesë e saj.

Nuk do të ndodhë kurrë që ne ta konsiderojmë një finale të Kupës FA si një ndeshje normale. Është një ndeshje speciale, për disa nga ne është më e rëndësishmja në karrierën e tyre dhe ne duam ta shijojmë këtë gjithashtu. Duam ta fitojmë për njerëzit tanë”.