SPORT, 2 Korrik 2022, 16:54

E bujshme/ Jo vetëm Interi dhe Milani, një tjetër rival i Juventusit i bashkohet garës për Dibalën

E bujshme/ Jo vetëm Interi dhe Milani, një tjetër rival i

E ardhmja e Paulo Dibalës është e gjitha një çështje ende për t’u vendosur, ku listës së gjatë të klubeve të interesuara për argjentinasin duket t’i jetë bashkuar edhe Napoli.

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “AS”, napoletanët kanë kontaktuar agjentin e 28-vjeçarit për të kërkuan informacione lidhur me stadin në të cilat gjenden bisedimet me klubet e tjera, me klubin që duket se e ka përzgjedhur Diablën si alternativën e duhur për të zëvendësuar Driz Mertens i cili pritet të mos jetë më pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm pas problemeve me rinovimin e kontratës.

Interi i cili mendohej si favoriti për të marrë shërbimet e argjentinasit i ka ndalur kontaktet me agjentin e tij prej disa ditësh për t’u fokusuar te transferimet e tjera, gjë që ka bërë që dhe klubet e tjera si Napoli, por edhe Milani të përpiqen të realizojnë këtë transferim të bujshëm të yllit të Serisë A.