SPORT, 1 Korrik 2022, 20:22

Kanë arritur marrëveshjen prej kohësh, transferimi i mbrojtësit të Premier Ligës te Barcelona bllokohet nga…

Kanë arritur marrëveshjen prej kohësh, transferimi i

Situata financiare e Barcelonës po e pengon klubin katalanas të zyrtarizojë transferimin e mbrojtësit të Çelsit, Andreas Kristensen, i cili ka gjetur prej kohësh akordin me klubin.

Gjendja e vështirë që lidhet me fondet në skuadër dhe problemet me borxhet e shumta po e pengojnë klubin spanjoll të lëvizë në merkato edhe në pista të tjera si ajo e Frank Kesi dhe Levandovski.

Sipas raportimeve nga mediat angleze nëse situata nuk zgjidhet në ditët e ardhshme, mbrojtësi do të kërkojë prishjen e akordit me klubin për të vazhduar më pas bisedimet me skuadrat e tjera të interesuara për të.