TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Francë, Neymar mbetet një çështje e hapur, një çështje që po bën po aq zhurmë se sa Mbappe. Le Parisien ka konfirmuar së fundmi lajmin e bërë publik nga L’Equipe.
Nga 1 korriku, Neymar ka rinovuar kontratën e tij me PSG deri më 30 qershor 2027, kjo falë një opsioni në kontratë që ia lejonte të rinovonte automatikisht, pavarësisht se dëshira e klubit është ta lë të lirë.
Kjo lëvizje e brazilianit shihet si një gol në aspektin financiarë, por nuk do të thotë që Neymar do të vijojë të qëndrojë në Paris pasi përfaqësuesit e tij po shohin për të tjerë opsion në tregun e transferimeve.
Së fundmi kanë kontaktuar me klubin e Chelsea për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një transferim në Londër.