TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Suksesi i atletes shqiptare Luiza Gega nuk është shijuar siç duhet për shkak të një gafe të organizatorëve në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë, “Oran 2022”.
Gjatë ceremonisë që kulmoi me dorëzimin e medaljes së artë, Luiza Gegës i është vendosur himni i Libisë.
Rekordmenia e lojërave mesdhetare në garën e 3000 metrave priste të dëgjonte Himnin Shqiptar por nuk ndodhi aspak kështu. Pasi këmbënguli që të luhej himni, gafa u korrigjua.
Ky incident me himnin shqiptar nuk është i pari që ndodh. Në ndeshjen e kombëtares në Francë u vendos ai i Andorrës.